Caktimi i datës së zgjedhjeve, Osmani diskuton zhvillimet e fundit me diplomaten amerikane

20 nëntor 2025 | 16:11

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas caktimit të datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, ka pritur në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftimin e Presidencës  është thënë se gjatë takimit është diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, përfshirë edhe procesin zgjedhor të 28 dhjetorit.

Osmani ka theksuar rëndësinë e mbarëvajtjes së zgjedhjeve dhe respektimit të standardeve më të larta demokratike.

Ajo ka theksuar gjithashtu se institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që procesi të zhvillohet në mënyrë të rregullt, transparente dhe në përputhje me ligjin.

Pjesë e diskutimeve ishin edhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Presidentja Osmani ka  ritheksuar përkushtimin e plotë për forcimin e partneritetit me ShBA-në, duke e cilësuar atë si aleatin më të rëndësishëm strategjik të vendit.

Ndryshe, Osmani, ka theksuar se ka vendosur që zgjedhjet e jashtëzakonshme në vend të mbahen më 28 dhjetor, pasi shpërbëri Kuvendin e Kosovës, i cili nuk arriti të zgjedhte një qeveri të re pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Trafiku Urban” njofton se ofrimi i shërbimit të transportit publik…