Caktohen gjyqtarët për fundjavë, derbi i besohet Dardan Çakës

31 mars 2023 | 16:13

Këtë fundjavë rithehet elita e futbollit  të Kosovës me ndeshjet e javës së 27-të.

Ndeshja kryesore është ajo ndërmjet Ballkanit dhe Gjilanit, ku drejtësinë në këtë përballje do ta ndajë gjyqtari Dardan Çaka.

Një sfidë tjetër interesante do të jetë edhe ajo ndërmjet Dukagjinit e Ferizaj që luftojnë për ekzistencë, të cilën do ta gjykojë Mervan Bejtullahu.

Kurse drejtësinë në ndeshjen në mes të Llapit dhe Malishevës do ta ndajë Genc Nuza.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Parim Olluri ka reaguar ndaj kryeministrin Albin Kurti, i…