
Caktohet çmimi i biletave për zviceranët në Prishtinë
Kombëtarja e Zvicrës pritet ta ketë përkrahjen e një numri të tifozëve në ndeshjen kundër Kosovës në “Fadil Vokrri”, më 18 nëntor.
Ndeshja i takon xhiros së fundit të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026 dhe mund të jetë vendimtare për vendin e parë në grup.
Federata e Futbollit e Zvicrës ka njoftuar se biletat për sektorin e tifozëve zviceranë do të shiten me çmim prej 10 euro, ndërsa një tifoz i Zvicrës mund të blejë deri në katër bileta.
Shitja nuk ka nisur ende, por ajo do të bëhet përmes një linku që do të ofrohet për federatën zvicerane nga Federata e Futbollit të Kosovës.
FFK-ja, ende nuk ka nxjerrë në shitje biletat për mbështetësit e Kosovës për ndeshjen me Zvicrën.
Interesimi pritet të jetë shumë i madh për këtë përballje, ndërsa biletat mund të shiten brenda pak orëve.