Caktohet gjyqtari kryesor i ndeshjes Sllovaki – Kosovë

24 mars 2026 | 11:42

Gjyqtari norvegjez, Espen Eskas do të jetë ai që do të ndajë drejtësi në ndeshjen Sllovaki–Kosovë, e vlefshme për gjysmëfinalen e playoff-it për kualifikim në Kupën e Botës.

Asistentë të tij do të jenë Jan Erik Engan dhe Isaak Elias Bashevkin, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Nicholas Walsh nga Skocia.

Në VAR do të jenë dy holandezë, Rob Dieperink dhe Clay Ruperti.

Ndeshja Sllovaki–Kosovë luhet të enjten, më 26 mars, në Bratisllavë, nga ora 20:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka pësuar një humbje të…