Caktohet seanca për shqyrtimin e projektligjit për Trustin

06 qershor 2022 | 11:38

Projektligji për Trustin do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do mbahet më 16 qershor.

Lajmin e ka bërë me dije shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Në seancën e radhës të Kuvendit, më 16 qershor, menjëherë pas pikës së parë, e cila parasheh deklarimet jashtë rendit të ditës do të shqyrtohet Projektligji për Fondet Pensionale”, ka thënë Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca e…