
Calhanoglu, kapiten i ri i Turqisë
28 mars 2022
| 22:06
Hakan Calhanoglu u gradua si kapiteni i kombëtares turke pas largimit të Burak Yilmaz.
Mesfushori me tipare sulmuese i Interit komentoi:
“Unë jam i vetëdijshëm për përgjegjësinë e të qënit kapiten. Shpresoj ta mbaj këtë shirit me krenari”.
Në lidhje me ndeshjen ndaj Italisë, Calhanoglu u shpreh: “Mendoj se ndeshja kundër Italisë do të shkojë mirë. Të dyja skuadrat nuk mundën të marrin pjesë në Katar dhe sigurisht jemi të mërzitur.
Shpresojm të jetë një ndeshje e mirë nesër”, u shpreh numri 10 i Turqisë.