‘Cali’ del sot para Speciales

05 mars 2021 | 10:37

Sot do të mbahet konferenca për ecurinë e çështjes së ish-shefit të Inteligjencës në Forcën e Sigurisë së Kosovës, Salih Mustafa, i njohur gjatë luftës si komandant ‘Cali’.

Sipas njoftimit nga Dhomat e Specializuara, konferenca e Mustafës pritet të mbahet në ora 11:00..

Ndërsa, muaj më parë Mustafa në sallën e gjyqit në Hagë është deklaruar i pafajshëm për të gjitha aktakuzat me të cilat akuzohet.

Mustafa u arrestua më 24 shtator të 2020-tës dhe menjëherë u transferua në objektin e paraburgimit në Hagë. Ai është i arrestuari i parë i Gjykatës Speciale.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Specializuar, aktakuza kundër tij u konfirmua më 12 qershor 2020.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim…