Calja në dyshim të madh për garën në Evropian

16 prill 2025 | 16:57

Briken Calja ka bërë të ditur mbrëmjen e djeshme, se vjen me probleme të mëdha fizike në Evropianin e peshëngritjes dhe se pjesëmarrja e tij në garë është në dyshim të madh.

Ish-kampioni i Evropës ka reaguar me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, ku shkruan:

“Nesër (sot) është dita që kam pritur me muaj të tërë… ndoshta një nga ditët më të rëndësishme dhe më të bukura të karrierës sime. Kampionati Evropian, gara e fundit në peshën 73 kg, një kapitull që e kam ndërtuar me shumë përkushtim, sakrifica dhe dashuri. Por sot, ndodhem në një situatë që as në ëndrrat më të këqija nuk do ta mendoja: mesi dhe kofsha janë bllokuar. Dhimbja është e madhe, jo vetëm fizike, por edhe emocionale.

Nuk e fsheh dot sa shumë më vret mendimi që mund të mos jem në pedanë nesër (sot). Por thellë në shpirt nuk kam humbur ende shpresën. Shpresoj të zgjohem më mirë, me më pak dhimbje, dhe të kem mundësinë të luftoj për veten, për gjithë ata që më kanë ndjekur, dhe për flamurin që gjithmonë e kam mbajtur lart. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen që më jepni çdo ditë. Lutuni për një mrekulli të vogël. Sepse nëse mundem të ngrihem nesër… do jetë një nga ditët më të bukura të jetës sime”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton…