“CALL ME”, Labinot Tahiri me shumë komplimente për Vjosa Osmanin
Këngëtari ferizajas dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, është takuar me ish-presidenten Vjosa Osmani. Tahiri ka renditur një “mal” me komplimente për Osmanin.
“Të dashur bashkombas; ta dini se; presidentja ishte në formë shumë të mirë, e qetë dhe e gatshme për të dhënë më të mirën për vendin tonë ashtu si në të laluaren, me një fushatë me moral politik , kombetar e nderkombetar.” – ka shkruar ndër të tjera Tahiri, në Facebook.
E plotë:
CALL ME
Sot pata knaqesi ta pres në vizitë te Noma në lagjen Panorama Residence, presidenten tonë të nderuar e të dashur për qytetarët tanë, gurbetqarët, motrat, zonjat e nënat tona
znj.Vjosa Osmani
E nderuar presidente, faleminderit që na vizituat qytetin tonë, një vend i fortë në ekonomi, politikë, mjekësi dhe arsim.
Ju e dini që ne kemi politikanë, biznesmenë mjekë e mësimdhënës të përkushtuar për qytetin dhe shtetin si për shendetin, ekonomine dhe arsimin për rininë dhe qytetarin tonë.
Të dashur bashkombas; ta dini se; presidentja ishte në formë shumë të mirë, e qetë dhe e gatshme për të dhënë më të mirën për vendin tonë ashtu si në të laluaren, me një fushatë me moral politik , kombetar e nderkombetar.
Faleminderit nga zemra për vizitën dhe për stafin tuaj. Me presidenten ishin të pranishem edhe e nderuar, Melisa Haradinaj ish ministre e jashtme e Kosovës dhe kandidatët ferizajas të cilë janë në garë për deputet..!
Presidentja ma la një amanet: me tha: Labi, nëse ke telashe ti, qytetari dhe rinia jonë mos e leshoni vendin por vetem CALL ME
Me respekt
Labi Kosovës e Shqipërisë



