Calvin Harris kujton momentin e vështirë kur zemra e tij ndaloi

21 maj 12:30

Dj i njohur Calvin Harris përmes një postimi në “Twitter” kujtoi një eksperiencë aspak të mirë, që i ka ndodhur në vitin 2014.

Ai shkroi se pikërisht në atë vit, zemra iu ndal dhe pësoi vdekje klinike.

“Viti interesant për mua 2014. Filloi duke u pozicionuar në vendin e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfundoi me zemrën time, që po përpiqeshin ta rikthenin sërish në jetë në emergjencë”, ka shkruar ai.

Atë vit, Calvin u detyrua të tërhiqej nga koncertet kryesore, duke përfshirë një shfaqje në MTV “European Music Awards”, për shkak të problemeve të tij shëndetësore.

Më vonë Dj i njohur zbuloi se ishte diagnostikuar me një aritmi, që konsistonte në rrahje të parregullta të zemrës.

Për hir të shëndetit të tij, u detyrua të ndryshojë edhe stilin e jetesës. Pas 4 vitesh betejë, Calvin shkroi se të mos pish alkool e bën jetën më pak argëtuese, por kjo e ndihmoi atë që të linte pas problemet me zemrën./tvklan.al/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superliga e Kosovës ka dy ditë që ka marrë “dritën…