Cameroni: Britania kundërshton ofensivën Rafah, por nuk do të ndalojë shitjet e armëve

12 maj 2024 | 15:34

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron, ka thënë se ai nuk e mbështet planin e Izraelit për një ofensivë të plotë në qytetin jugor të Gazës, Rafah, por gjithashtu kundërshton idenë për t’i dhënë fund shitjes së armëve Izraelit.

Cameron i ka thënë “BBC”-së të dielën se përfundimi i shitjeve të armëve në Izrael “do ta bënte Hamasin më të fortë dhe do të bënte më pak të mundshme një marrëveshje pengjesh”.

Mbretëria e Bashkuar është vënë për herë të fundit nën presionin për t’i dhënë fund shitjes së armëve në Izrael, kur tre shtetas britanikë u vranë gjatë një sulmi ndaj një kolone ndihmash në Gaza në prill.

Cameroni ka thënë se “disa ditë më vonë pati një sulm brutal nga Irani ndaj Izraelit”.

Ai ka thënë se përkundrazi është i përqendruar në “goditjen me çekan çdo ditë” në dërgimin e ndihmave humanitare në Gaza, si dhe “çfarë mund të bëjmë për të maksimizuar presionin britanik dhe rezultatin që do t’i ndihmojë njerëzit në jetën e tyre – duke përfshirë marrjen e pengjeve, duke përfshirë Shtetasit britanikë, të liruar”.

Pozicioni i Cameronit ndryshon nga ai i presidentit amerikan, Joe Biden, i cili ka kërcënuar se do të ndalonte dërgesat e armëve në Izrael nëse do të kishte një pushtim të plotë të Rafahut.

Në fillim të kësaj jave, Shtetet e Bashkuara ndaluan një dërgesë me bomba në Izrael, mes shqetësimeve për përdorimin e tyre të mundshëm në një inkursion në Rafah.

Cameroni ka argumentuar se ShBA-ja “është në një pozicion krejtësisht të ndryshëm” me Mbretërinë e Bashkuar pasi ShBA-ja është “një furnizues masiv shtetëror i armatimit”, ndërsa Britania e Madhe furnizon vetëm 1 për qind të armëve të Izraelit, shkruan “CNN”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë bërë me dije…