Can Yaman përfundon në gjykatë

20 gusht 2020 | 11:40

Aktori Can Yaman ka përfunduar në gjykatë dhe lajmi po bën bujë në mediat e huaja. Can Yaman, i cili u bë shumë i njohur me rolin e “Xhanit” në serialin “Një puthje në errësirë”, po akuzohet nga një kolege e vet aktore, Selen Soyder.

Me këtë të fundit Can Yaman ka luajtur në serialin “Hangimiz Sevmedik”. Selen e akuzon Yaman se ka hedhur çaj të nxehtë tek ajo teksa po debatonin.

Can Yaman deklaron se e ka hedhur gotën me çaj në dysheme, por Selen e mohon këtë. Yaman duhet t’i paguajë aktores 1 200 euro. Pavarësisht prej kësaj ngjarjeje, Can Yaman po vazhdon me sukses karrierën.

Ai luan aktualisht në një nga serialet më të ndjekur në Turqi me titull “Bay Yanlis”, krah aktores Ozge Gurel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Disa pamje të siguruara nga dëshmitarë të vendit të ngjarjes,…