Cana: Kosova arriti atë që Shqipëria nuk e ka bërë për 80 vite

22 janar 2019 | 17:06

Lorik Cana është i angazhuar në jetën pas futbollit të luajtur. Ish-kapiteni i përfaqësueses kuqezi, është i impenjuar me kurset e formimit si drejtor sportiv në Tiranë. Për “Rtv Dukagjini”, Cana ka komentuar ecurinë e Panuccit, por edhe Kosovës.

“Kur merr drejtimin e një kombëtareje, që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, pra ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë ta mbash atë nivel. Panuçi është  i ri si trajner dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese. Ta gjykojmë në fund të fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”. u shpreh fillimisht Cana.

“Kualifikimi në Ligën e Kombeve për Kosovën është mundësi e artë, që ndoshta nuk do t’i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian, duke njohur rivalët e grupit, do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar. Megjithatë, ka një mundësi të artë që të shkojë në gjysmëfinale të një kompeticioni, aty ku kombëtarja e Shqipërisë nuk ka arritur për 80 vite”, ka deklaruar Cana.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pronar i kompanisë “Besa Security”, Abedin Hasani që është vëllai…