Cana uron Kosovën dhe familjen e Fadil Vokrrit

21 nëntor 16:01

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Lorik Cana, e ka uruar Kosovën për arritjen historike në futboll, promovimin në Ligën C të Ligës së Kombeve dhe sigurimin e një vendi në “play-off” për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020.

Cana ka shkruar në “Instagram”: “Një urim shumë të madh djemve DARDANË për fitoren, lojën dhe kualifikimin fantastik për gjysmëfinalen. Një urim special Gramozit dhe familjes së legjendës tonë, Fadil Vokrrit, që të gjithëve na mungon”.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Il Barone Rampante”, shqipëruar “Baroni mbi pemë”, është libri që…