Canaj: Çfarë është kjo marrëveshje e qeverisë, kompromis apo mosdije?

02 maj 2023 | 21:38

Diplomati Blerim Canaj, përmes llogarisë së vet në “Facebook”, ka shprehur habinë e tij me marrëveshjen në mes Kurtit e Vuçiqit për personat e zhdukur.

Canaj ka thënë se në asnjë konventë ndërkombëtare nuk gjendet termi “forcible”, përveq termit “enforced”, prandaj Kurti ka ikur nga termi i zhdukjes me forcë, dhe kjo ka ndodh pasi pala serbe nuk e ka pranuar këtë term.

Reagimi i plotë i Canajt:

Që të jemi të qartë:

Me futjen e termit „forcible, në zotimin për gjetjen e të zhdukurve, term për të cilin luftonte Serbia në tavolinën dialoguese, në fakt Serbia arriti të shmangë përgjegjësinë shtetërore.

Krejt kjo, kur dihet se në të gjitha konventat ndërkombëtare, askund nuk gjendet termi “forcible“ duke përfshirë edhe atë për zhdukjen me forcë qëndron termi “enforced“.
Kompromis apo mosdije?!!!

Der Teufel steckt im Detail do të thoshte Kushtrim B. Sadiku .

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barcelona ka marrë pikë të plota në ndeshjen e xhiros…