Canatar: Muriqi është i lumtur në Fenerbahçe

19 shkurt 2020 | 14:31

Menaxheri Vedat Muriqit, Haluk Canatar ka hedhur poshtë akuzat se sulmuesi i Kosovës nuk është i lumtur në Fenerbahçe.

Sipas tij, Muriqi është i gatshëm që edicionin e ardhshëm të luftojë në Ligën e Kampionëve.

“Lidhur me Vedat Muriqin, futbollistin profesionist që unë përfaqësoj. Lajmet janë plotësisht të pabazuar që për shkak të ofertave të ardhura së fundmi ai është në dy mendje. Ai është jashtëzakonisht i lumtur që luan në klubin e tij dhe dëshiron që të arrijë sukses në kampionat dhe për të arritur suksese të reja në sezonin e ardhshëm dhe të jetë në gjendje të luftojë në Ligën e Kampionëve. Ai nuk ka asnjë dyshim”, ka thënë agjenti i Muriqit.

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një futbollist amator është pezulluar për 5 vite në një…