Cannavaro: Do ​​të punoja tek Napoli pa rrogë

28 mars 2024 | 13:52

Legjenda italiane e futbollit, Fabio Cannavaro ka pranuar se do ta kishte marrë “falas” punën në Napoli pasi është ëndrra e tij, por presidenti Aurelio De Laurentiis nuk ia ofroi kurrë këtë punë.

Kur ai u pa i ulur pranë De Laurentiis në tribunë gjatë Napoli-Empoli, ndeshjen e fundit përpara se Rudi Garcia të shkarkohej për t’i hapur rrugë Walter Mazzarrit, shumë menduan se ai do të ishte trajneri i ardhshëm i ‘Partenopei’.

“Do ta trajnoja Napolin falas, kjo është ëndrra e çdo trajneri”, ka thënë Cannavaro. I pyetur për opsionet e tij për punën e trajnerit në Napoli, De Laurentiis ka thënë se kishte një listë të ngushtë prej 50 emrash, por që Cannavaro nuk ishte në të.

“Nuk mendoj se mungesa e përvojës është arsyeja pse nuk isha në atë listë. Shumë njerëz nuk e respektojnë përvojën që kam fituar në Kinë, por unë jam trajner dhe dua të punoj. U ktheva në Itali dy vite më parë dhe vazhdoj të studioj sepse trajneri është ajo që dua të bëj”, ka komentuar Cannavaro. Pas 29 xhirove në Serie A, skuadra e Napolit gjendet e shtata në tabelë me 45 pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy…