Capello kritikon Mançinin për kalim në Arabinë Saudite   

05 shtator 2023 | 12:40

Kalimin e Roberto Mançini në Arabi e ka komentuar trajneri legjendar italian, Fabio Capello.

Mançini fillimisht e kishte akuzuar presidentin e Federatës së Futbollit të Italisë dhe me pas u zyrtarizua në Kombëtaren e Arabisë Saudite ku do të fitojë 25 milionë euro në sezon. Capello e ka kritikuar për këto veprime Mançinin.

“Ai bëri një gabim shumë të rëndë duke akuzuar presidentin e federatës se nuk ndjente besim, kur në realitet do të ishte më e lehtë të thoshte që kam marrë një ofertë të cilës nuk mund t’i them jo dhe duhet ta pranoj. Mançini vetëm tentoi të justifikohej, duke akuzuar federatën që kanë ndryshuar stafin e tij”, ka thënë Capello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg të enjten do t’i informojë…