Capello për De Rossin: Është shumë i zgjuar taktikisht

14 prill 2024 | 12:33

Daniele De Rossi ka rikthyer buzëqeshjen te Roma, me skuadrën që në drejtimin e trajnerit të ri është rikthyer në garë për vendin e katërt në Serie A, si dhe në çerekfinalen e Evropa League aty ku në ndeshjen e parë mposhtën Milanin 1-0.

Elozhet për De Rossin kanë qenë të shumta dhe së fundmi ato vijnë nga një ish-trajner i Romës si Fabio Capello. 77-vjeçari, theksoi se te De Rossi vlerëson pragmatizmin ndërsa shtoi se ai është shumë i zgjuar taktikisht.
“Një karakteristikë që më pëlqen te De Rossi është pragmatizmi. Ai është shumë i zgjuar taktikisht si dhe studion shumë. Milanin përshembull e kishte studiuar në detaje. De Rossi ishte shumë i zoti që në momentin kur mori skuadrën të risillte besimin, përfshiu të gjithë lojtarët dhe kështu u shndërrua në një personazh të dashur nga të gjithë.

Duhet ta them se ishte me fat që pati disa ndeshje të lehta në fillim, por falë atyre rezultateve ndërtoi forcën e grupit dhe u bë një lider i vërtetë”, u shpreh Capello.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, tha…