Cardi B fal tradhtinë e bashkëshortit
31 janar 2019
| 11:43
Zënka mes çiftit Cardi B dhe Offset ka marrë fund. Reperja duket se ka falur tradhtinë e ish-bashkëshortit dhe është gati t’i japë një shans të dytë. “Cardi B është një person i fortë në pamje të jashtme, por nga brenda është shumë e ndjeshme.
Ajo po lejon Offset t’i qëndrojë afër, por ka shumë kujdes. Offset i theu zemrën, por Cardi mendon ta bëjë sërish lidhjen të funksionojë dhe të dy po punojnë shumë për këtë gjë”, ka thënë një burim pranë reperes për “HollywoodLife”.



