
Cardiffi i kërkon Nantesit 80 milionë paund dëmshpërblim për Emiliano Sala
Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala, u nda nga jeta në një mënyrë tragjike në vitin 2019, pas një përplasje me avion, kur po udhëtonte në Britaninë e Madhe për të firmosur me klubin e tij të ri, Cardiff City.
Po atë vit, Kardifi ra nga Premier Liga me vetëm dy pikë diferencë nga Brajtoni që doli në vendin e 17-të dhe trajneri asaj kohe i ekipit, Neil Uarnok, besonte se sulmuesi do ta ndihmonte ekipin për të përmbushur objektivin.
Duket se tani, Cardiff City ka marrë një vendim, duke i kërkuar si dëmshpërblim 80 milionë paund klubit të Nantesit, që beson se i humbi nga sponsorët si pasojë e rënies nga kategoria.
Siç bën me dije “The Sun”, klubi nga Uellsi e ka apeluar këtë çështje në CAS duke i kërkuar Nantes të mbajë përgjegjësinë për vdekjen e Emiliano Sala, pasi agjenti i tij, Uilli MekKej, zgjodhi avionin në emër të klubit francez, gjë që më pas solli vdekjen e futbollistit.