Carlosi zbulon se kishte qenë afër kalimit te Chelsea

20 maj 2020 | 13:01

Ish-mbrojtësi i arrirë, Roberto Carlos, ka zbuluar se më 2007 kishte qenë “shumë afër” që të kalojë te Chelsea por një gjë e tillë kishte dështuar në minutin e fundit.

Kampioni i botës me Brazilin atëbotë kishte mbetur agjent i lirë, pasi që ishte larguar nga Real Madridi pas 11 vjetësh.

“Kisha dy propozime, Fenerbahçe-n dhe Chelsea-n. Me Chelsea-n nuk u bë, andaj nënshkrova me Fenerbahçe-n”, ka thënë Carlos për Goal.

“Por me Chelsea-n ishte shumë afër. Marrëveshja bukvalisht ishte arritur, andaj u desh që të shkoja atje dhe të nënshkruaja”.

“Fatkeqësisht, në çastet e fundit diçka nuk kishte funksionuar para finalizimit, e që ndodh shpesh në futboll. Kishte një problem me avokatin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë,…