Carrick mund të marrë drejtimin e gjigantit skocez

13 tetor 2025 | 12:26

Michael Carrick mund të ketë skuadër të re shumë shpejt, pasi është përfshirë në listën e kandidatëve për të marrë drejtimin e gjigantëve skocezë Rangers.

Ish-mesfushori i Manchester United është pa punë që nga qershori, kur u largua nga Middlesbrough, pas një periudhe ku fitoi vlerësime për stilin e lojës dhe zhvillimin e lojtarëve të rinj.

Fillimisht, drejtuesit e klubit kishin si opsion të parë Steven Gerrard, por legjenda e Liverpoolit vendosi se nuk ishte momenti i duhur për t’u rikthyer në “Ibrox”.

Tani, Rangers po shqyrton alternativa të tjera, mes të cilëve përveç Carrick është edhe Danny Rohl, ish-trajneri i Sheffield Wednesday.

Klubi pritet të marrë një vendim brenda javëve të ardhshme, ndërsa synimi mbetet gjetja e një trajneri që mund ta rikthejë skuadrën në garë për titullin kampion në Skoci.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar të hënën kryetarin…