Çartet Kanye West, e godet një person dhe e rrëzon për toke

14 janar 2022 | 11:41

Policët po hetojnë Kanye West me dyshimet se ka goditur një person duke e rrëzuar për toke.

Sipas disa raportimeve, personi që ka marrë lëndime është një qytetar që i kishte kërkuar autograf Kanyet.

Sulmi i supozuar ka ndodhur në orën 3 të mëngjesit në Los Anxhelos. Në një video tjetër, Kanye shihet i zemëruar duke i bërtitur një gruaje e cila tenton ta qetësojë.

“Largohuni nga unë” ishte kërkesa e Kanyet.

Ish-burri i Kim Kardashian dyshihet se ka goditur me grusht në kokë dhe në qafë personin që po e fotografonte dhe po i kërkonte autograf.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-zëvendëskryeministrja dhe ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, përmes një statusi…