
Carvajal suspendohet me dy ndeshje, do të mungojë ndaj Juventusit në Champions
30 shtator 2025
| 13:27
Suspendim me peshë. Dani Caravajal është diskualifikuar me dy ndeshje pas kartonit të kuq që e mori kundër Olympique Marseilles në ndeshjen e parë të fazës së ligës në Champions, e cila ishte zhvilluar në “Santiago Bernabeu”, e fituar 1:0 nga Real Madridi.
Mbrojtësi i djathtë spanjoll e kishte marrë kartonin e kuq pasi e kishte goditur me kokë portierin kundërshtar, Rulli.
Me këtë suspendim, Carvajal do të mungojë në ndeshjen e mbrëmjes së sontme kundër Kairat Almaty, plus në atë ndaj Juventusit, megjithëse edhe ashtu nuk është në dispozicion shkaku i lëndimit të pësuar kundër Atletico Madridit.
33-vjeçari po e priste vendimin disiplinor pasi rrezikonte deri në tri ndeshje, por në fund UEFA e zgjodhi një dënim mesatar.