
Casillas: Donnarumma duhet të largohet nga Milani
11 janar 2021
| 14:51
Gianluigi Donnarumma është një nga portierët më premtues të momentit dhe shumë specialistë të futbollit e konsiderojnë më të mirin në Serie A.
Me pritjet e tij ka dhënë një kontribut për ecurinë fantastike të Milanit, megjithëse e ardhmja e tij me ngjyrat kuqezi mbetet ende e paqartë.
Ish-portieri spanjoll, Iker Casillas e ka këshilluar Donnarumma përmes faqes së tij zyrtare në “Twitter”, qw tw largohet nga Milani. “Për mendimin tim, Donnarumma duhet të luajë për një klub me më tepër tradita. Gabimi im! Milani ka traditë. E kam fjalën për më tepër arritje në Evropë për momentin”, ka shkruar Casillas.