Cavaliers dominojnë në Lindje, Jokiq udhëheq Denverin me ‘triple double’
Cleveland Cavaliers mbeten në krye të renditjes në NBA pas fitores me rezultat 130-101 ndaj Brooklyn Nets jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku për Cavaliers shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë, duke bërë diferencën.
Fitore në sekondën e fundit për Denverin, që mundi 130-129 Sacramenton, sfidë ku shkëlqeu sërish Nikola Jokiq me një “triple double” (20 pikë, 14 rebound e 13 asistime). Shënuesi më i mirë për miqtë ishte Murray me 28 pikë.
E njëjta situatë edhe në fitoren me rezultat 125-124 të Detroit Pistons ndaj Miami Heat, sukses që erdhi në kohën shtesë. Butler realizoi 35 pikë, por që s’mjaftuan për Miamin, ndërsa për Pistons u dallua Beasly me 28 pikë. Në fund fiton edhe Chicago, 122-121 në fushën e Torontos, sfidë ku për Bulls-at u dallua stoli, nga ku erdhën 50 pikë. Jashtë fushe fiton Philadelphia, që falë 40 pikëve të Maxey mundi me rezultat 121-108 Charlotte.
Rezultatet
Charlotte – Philadelphia 108-121
Detroit – Miami 125-124
Brooklyn – Cleveland 101-130
Toronto – Chicago 121-122
Sacramento – Denver 129-130
Clippers – Utah Jazz 144-107



