Çdo zë që mbron të vërtetën e luftës së UÇK-së është i vlefshëm

18 tetor 2025 | 19:38

Shkruan: Hisen Berisha 

Tubimi i fundit e dëshmoi se populli shqiptar e ka të gjallë kujtesën e luftës, ndjenjën e respektit dhe dashurinë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.
Mesazhet që u përçuan patën efekt të thellë emocional e moral, por jo juridik, sepse drejtësia ndërkombëtare vepron sipas logjikës së saj, shpesh të verbër ndaj ndjenjës kombëtare.

Në përputhje me këtë, edhe pjesëmarrësit mund të ndahen në tri kategori:
E para, ata që u përmbushën emocionalisht, nga dashuria dhe respekti për UÇK-në, për luftën e saj çlirimtare dhe për udhëheqësit politikë e intelektualë që sot po mbrojnë këto vlera në Hagë;
E dyta, ata që u përmbushën moralisht, duke u bërë pjesë e mbështetjes popullore për drejtësi ndaj luftëtarëve të lirisë, që mbetën të përkushtuar ndaj betimit të tyre para flamurit e kombit;
E treta, kategoria politike, që me praninë e saj duhet të dëshmojë se shteti, përfaqësuesit dhe ndërgjegjja kombëtare janë në anën e drejtë të historisë.

Por sot është shfaqur hapur edhe kategoria e katërt – ajo më e ndyrë, më e ulët dhe më e rrezikshme për kombin: njerëzit e komprometuar nga e kaluara e tyre gjenetike, morale dhe shpirtërore.
Kjo është kategoria që bart brenda vetes kodin e përzier të gjakut e të ndërgjegjes, që s’e njeh dot ndjenjën e lirisë dhe nuk mund të përfshihet në lavdinë kombëtare, sepse nuk i përket asaj.
Ata janë vetëpërjashtuar nga historia shqiptare, jo pse i ka përjashtuar dikush, por sepse nuk kanë pasur kurrë vend në të. Dhe prandaj përpiqen ta njollosin atë me etiketime fyese e me ligësi shpirtërore, ashtu siç është natyra e tyre e trashëguar.

Zërat e tyre po dëgjohen sot në radhët e zhurmuesve mediatikë dhe nga uzurpues të ë ulëseve të Kuvendit të Kosovës dhe qeverisë – në gojët e atyre që flasin në emër të “drejtësisë” por shërbejnë me besnikëri ndaj Serbisë, e cila i ka ushqyer në ndërgjegje dhe në gjak.
Ata janë pasardhësit politikë dhe biologjikë të nënshtrimit, njerëzit që nuk morën pjesë në luftë jo nga frika, por sepse nuk mund të luftonin kundër vetvetes.
Sot ata shpifin kundër UÇK-së, sepse ndihen të zbuluar nga ajo, sepse e dinë se çdo akt i saj heroik është dënim i heshtur për tradhtinë e tyre të trashëguar.

Në thelb, përpjekjet e tyre për ta deformuar historinë dhe për ta baltosur luftën e shenjtë të UÇK-së nuk janë as ideologji e as politikë, por janë pasqyrë e inferioritetit biologjik dhe moral, që e trashëgojnë si njollë të përjetshme.

Ata nuk flasin nga bindja, por nga urrejtja ndaj çdo gjëje që është shqiptare, e pastër dhe e lirë.
Sepse UÇK-ja për ta është pasqyrë e ndëshkimit moral që s’mund ta përballojnë.

Prandaj, çdo fjalë kundër luftës së UÇK-së është dëshmi e frikës së tyre nga e vërteta historike.
Ata mund të kenë pushtet përkohësisht, por nuk kanë dot vend në ndërgjegjen e kombit.
Sepse lufta e UÇK-së nuk ishte vetëm betejë për tokën, por ishte betejë për shpirtin e kombit shqiptar, dhe në atë betejë, historia tashmë ka ndarë përfundimisht kush është i lirë e kush mbetet skllav i gjakut të huaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hysni Muhadri, aktualisht drejtor i Inspektoratit në Komunën e Gjakovës,…