Ceferin sulmon ashpër VAR-in: Nëse ke hundën e gjatë je pozicion jashtë loje

04 dhjetor 2019 | 18:59

Edhe pse teknologjia ka minimizuar disa gabime sa i takon arbitrimit nga ana tjetër ka humbur shumë sensi i emocioneve në një ndeshje futbollit.

Së fundmi njeriu që ka sulmuar ashpër sitemin VAR është presidenti i UEFA-s, Alekasander Ceferin. “Nëse ke hundën e gjatë, atëherë je në pozicion jashtë loje”. Këto fjalë zgjodhi kreu i qeverisë së futbollit Europian, për të sulmuar sërish teknologjinë ndihmëse të arbitrimit, VAR, kundër të cilës është shprehur vazhdimisht.

Ai ka shpjeguar arsyet pse disa gjëra duhen qartësuar më mirë, ndërsa ka shtuar se VAR-i ka bërë që arbitrat të jenë më pak të shqetësuar për vendimet që marrin dhe lojtarët të mos jenë shumë entuziastë pas golave të shënuar.

“Për faullat me dorë, nuk dimë asgjë dhe është bërë rrëmujë. Pastaj pozicioni jashtë loje. Mendoj se duhet të diskutojmë me arbitrat, për të lejuar një tolerancë prej 10-20 centimetrash. Kështu si funksionon tani, arbitrat anësorë nuk shqetësohen fare të ngrenë flamurin, ndërsa lojtarët nuk entuziazmohen pas golit, pasi duhet të presin VAR-in”, deklaroi Ceferin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
REXHEP QOSJA 1. Jemi të tronditur. Të gjithë. Jemi të…