
Ceferin: Superliga mbaroi, tifozët italianë nuk na ndihmuan
02 maj 2022
| 20:55
Aleksandër Ceferin rikthehet të flasë për Superligën dhe konfirmon se ka mbaruar.
“Ka nga ata që po përpiqen të kënaqin egon e tyre pak më shumë, por gjithësesi nuk mund të funksionojë”, tha ai duke ndjekur ndeshjen e bamirësisë midis Hajduk Split dhe Shakhtar Donetsk.
Presidenti i UEFA-s i rikthehet orëve në të cilat u shpall projekti i një kampionati europian paralel. “Kur luftuan kundër nesh, tifozët anglez dhe spanjollë na ndihmuan shumë duke ngritur zërin e tyre në rrjetet sociale, ndërsa tifozët italianë nuk vepruan”.