Çekia, masa të rrepta sigurie për ndeshjen me Kosovën

17 tetor 2019 | 22:18

Kosova vazhdon të besojë te kualifikimi për në ‘Euro 2020’ teksa dy ndeshjet e ardhshme janë vendimtare për ta përcaktuar fatin e “dardanëve”.

Ekipi i drejtuar nga Bernard Challandes më 14 nëntor ka një ndeshje të rëndësishme siç është ajo kundër Çekisë në transfertë, ndeshje e cila do të përcaktojë se cila nga këto dy kombëtare do të vazhdojë më tej. Në prag të kësaj sfide të rëndësishme vendi pritës, që është Çekia, ka vendosur të marrë masa të rrepta sigurie, për të parandaluar ndonjë incident apo thirrje politike gjatë zhvillimit të ndeshjes.

Federata çeke ka ndryshuar edhe shitjen e biletave, të cilat do të blihen vetëm nga personat fizikisht dhe jo online, siç ishte parashikuar.

Kreu i Federatës së Futbollit i Çekisë, Martin Malik, u ka kërkuar tifozëve t’i shmangin thirrjet politike, pasi diçka e tillë nuk lejohet nga UEFA. “Ndeshja e 14 nëntorit është e një rreziku të lartë dhe ne do të mundohemi ta garantojmë sigurinë në stadium. UEFA na e ka bërë të qartë se asnjë thirrje politike apo raciste nuk do të tolerohet. Ajo është e gatshme të japë dënime shembullore. U bëj thirrje tifozëve të shmangin çfarëdolloj thirrje politike kundër Kosovës”, ka thënë Malik.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati ka thënë se ka paralajmëruar…