Çekia shteti i vetëm që ka dërguar tanke dhe mjete luftarake në Ukrainë

05 prill 2022 | 22:41

Republika Çeke ka dërguar disa tanke T-72 dhe automjete luftarake të këmbësorisë BVP-1 në Ukrainë, raporton reuters, duke cituar një burim nga sektori çek i mbrojtjes.

Kështu ai ka konfirmuar pretendimet e televizionit çek, i cili ka publikuar në Twitter pamjet e trenit me pesë tanke dhe pesë mjete luftarake.

Siç thuhet, dërgesa është një dhuratë që është rënë dakord me aleatët e NATO-s.

Televizioni tha se këtë informacion e konfirmoi kreu i komisionit për çështje evropiane të dhomës së ulët të parlamentit çek, Ondrej Benešik, i cili tha për reuters se këtë e kishte mësuar nga një ekspert i mbrojtjes nga Partia e tij Kristian Demokratike.

Një burim i reuters nga sektori çek i mbrojtjes konfirmoi gjithashtu se tanke dhe automjete luftarake ishin dërguar në Ukrainë, por nuk pranoi të fliste për detajet e dërgesës për arsye sigurie.

Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Chernohova u tha ligjvënësve se nuk do të konfirmonte dhe as mohonte detajet e ndihmës çeke për Ukrainën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
U zhvilluan ndeshjet e para të “Play-off”-it në Ligën e…