Çekia zgjat gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të koronavirusit

07 prill 22:39

Ligjvënësit çekë votuan për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 30 prill, me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Qeveria kërkoi që gjendja e tillë të vazhdojë deri më 11 maj, por kjo dështoi, pasi 90 nga 101 ligjvënësit e pranishëm në parlament votuan për kohë më të shkurtër.

Gjendja e jashtëzakonshme i lejon qeverisë të ndërmarrë kufizime të ndryshme për luftimin e koronavirusit, ose të blejë materiale mjekësore pa shpallur tender.

“Unë nuk dua t’i kufizoj liritë as edhe një sekondë më shumë seç është e nevojshme. Për fat të keq, situata është serioze dhe nuk mund të premtoj se kjo do të jetë hera e fundit që unë do të dal këtu me këtë kërkesë”, tha kryeministri çek, Andrej Babis.

Çekia ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme më 12 mars, fillimisht për 30 ditë.

Për çdo zgjatje të saj nevojitej miratimi nga parlamenti.

Çekia aktualisht ka afro 5,000 të infektuar me koronavirus, ndërsa 88 pacientë kanë humbur jetën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbolli në Shqipëri është ndalur prej disa javësh në Shqipëri,…