Çeku çmon lartë përpjekjet e BIK-ut për ruajtjen e trashëgimisë kulturore

12 shtator 2025 | 12:34

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur të premten në takim ministrin në detyrë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Gjatë këtij takimi u bisedua rreth bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, me theks të veçantë në projektet e restaurimit dhe ruajtjes së trashëgimisë islame në vend.

Të dyja palët vlerësuan se ky bashkëpunim ka dhënë rezultate të prekshme në mbrojtjen e objekteve me vlerë historike, kulturore dhe fetare, e të cilat përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të identitetit tonë kombëtar dhe shpirtëror.

Myftiu Tërnava e falënderoi ministrin në detyrë Çeku për mbështetjen dhe përkushtimin e treguar, duke theksuar se kujdesi ndaj trashëgimisë islame është një detyrë e përbashkët e të gjithëve, si dhe një vlerë që duhet trashëguar brezave të ardhshëm.

Nga ana e tij, ministri në detyrë Çeku ka shprehur gatishmërinë e Ministrisë për të vazhduar bashkëpunimin me Bashkësinë Islame të Kosovës, me synimin që trashëgimia kulturore islame të mbrohet, të restaurohet dhe të promovohet si pasuri e përbashkët e vendit tonë.

Ai çmoi lartë përkushtimin dhe përpjekjet e Bashkësisë Islame të Kosovës për ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e…