
Çeku: Kemi ndarë 4.5 milionë euro për stadiumin në Drenas
04 korrik 2025
| 12:21
Ministri në detyrë i MKRS-së, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se janë ndarë 4.5 milionë euro për rinovimin e stadiumit “Rexhep Rexhepi” në Drenas.
“Stadiumi i Drenasit do të rinovohet. Për ta bërë të mundur këtë kemi ndarë 4.5 milionë euro. Kemi nënshkruar marrëveshjen me Komunën e Drenasit dhe po e nisim fazën e fundit të ndërtimit të stadiumit ‘Rexhep Rexhepi’, që ta kthejmë në një hapësirë të denjë, funksionale dhe të gatshme për ndeshje e tifozë. Komuna do të kontribuojë me 875 mijë euro dhe do të udhëheqë punimet në terren. Me vendosmëri po e realizojmë planin investiv për Lojërat Mesdhetare 2030. Po krijojmë një të ardhme më të mirë për sportin!”, ka shkruar Çeku.