Çeku: Plani i Putinit është ta pushtojë Ukrainën deri të dielën; nëse s’bëhet, atëherë situata ndryshon krejtësisht

25 shkurt 2022 | 23:08

Ish-komandanti i përgjithshëm i UÇK-së, i TMK-së dhe i FSK-së ka qenë sot në “Frontal” për ta analizuar situatën në Ukrainë pas fillimit të luftës në këtë shtet.

Çeku ka thënë se plani i Putinit është që Ukrainën ta pushtojë deri të dielën, pastaj t’i kapë pushtetarët në mënyrë që ta nënshkruajnë kapitullimin.

E nëse kjo nuk ndodh, sipas Çekut, situata do të ndryshojë krejtësisht. Sipas tij, ushtria ruse, nuk ka ritëm për ta vazhduar më tej dhe morali i ushtarëve do të bjerë.

“Putini ka plan që deri të dielën ta marrë Ukrainën, pra t’i arrijë qëllimet ushtarake, që janë: pushtimi i Kievit, rimarrja e objekteve qeveritare dhe dobësimi i vullnetit të ukrainasve për të rezistuar”, është shprehur Çeku.

“Por, nëse deri të dielën nuk futen në Kiev, atëherë situata ndryshon tërësisht sepse ushtria ruse nuk ka tempo për të vazhduar më tej”, ka thënë Çeku.

“Janë dy ditë kritike deri të dielën, por unë pres një rezistencë të madhe në Kievë dhe ata janë vendosur për ta mbrojtur kryeqytetin.

Unë mendoj që ai ka një plan për ta marrë Kievin, pra qytetet e tjera t’i bllokojë dhe ta marrë kryeqytetin, duke marrë aeroportet e më pas përmes tyre t’i lëshojë ushtarët me helipoter nëpër objekte kyqe e më pas përmes tyre ta marrë qytetin. Unë pres që ukrainasit e dinë këtë.

Qëllimi i rusisë është t’i marrë godinat qeveritare dhe t’i kapë zyrtarët më të lartë, t’i fusë në një sallë dhe t’i detyrojë ta nënshkruajnë kapitullimin”, ka thënë Çeku.

“Unë pres që të mos shkojë kështu”, ka shtuar Çeku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i Basketbollit Rahoveci ka njoftuar se ka nënshkruar me…