Çeku pyet pse LDK-ja s’po e voton buxhetin në Kuvend, Rama: Me cilën Kushtetutë, të Vetëvendosjes a?

03 nëntor 2025 | 21:58

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Vetëvendosjes, Hajrulla Çeku, po insiston të kërkojë përgjigje nga kryetari aktual Përparim Rama se përse nuk po votohet buxheti nga LDK-ja në Kuvend.

Një pyetjeje të tillë, nga Lidhja Demokratike i janë përgjigjur në disa raste. Vendi aktualisht nuk ka qeveri me legjitimitet që do t’ia lejonte dërgimin e buxhetit për miratim në Kuvendin e Kosovës. Pavarësisht faktit që dërgimi i buxhetit do të përbënte shkelje ligjore.

Përparim Rama: “Të hyrat vetanake i kanë bllokuar – paratë tona të kryeqyetit i keni blloku. Sot e kësaj dite nuk e keni transferu asnjë cent.”

Hajrulla Çeku: “Jo zoti kryetar. Ty nuk të është blloku asnjë gjë.”

Përparim Rama: “Kjo mua me brenë shumë që po gënjeni llajv në televizion. Dikush kështu duhet të shkojë në burg.”

Hajrulla Çeku: “Edhe sot e keni mundësinë që në këtë Kuvend të konsituuar me kry punën e buxhetit të Prishtinës – vetëm kërkoju kolegëve tu në LDK që në kryesinë e Kuvendit të themelojë sa më shpejtë Komisionin pë Buxhet dhe Financa dhe të votohet sa më shpejt buxheti juaj.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një lexues i Gazetës Express ka dërguar një video në…