Çeku reagon pas dënimit të dytë të FIFA-s ndaj Serbisë: Shovinizmi serb nuk kalon

13 janar 2023 | 22:29

Shtëpia më e madhe e futbollit FIFA ka dënuar sërish Serbinë pas ndeshjes me Zvicrën.

Tifozët serbë ofenduan dyshen shqiptare Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin si dhe futbollistët serbë bën sjellje të pahijshme.

E ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në qeverinë e Kosovës, Hajrulla Çeku e ka mirëpritur dënimin e FIFA-s për Serbinë.

Çeku ka thënë ky dënim erdhi pas ankesës nga FFK dhe shovinizmi serb nuk kalon.

“Dënimi i parë para pak javësh për banerin skandaloz me thirrje për gjenocid. Dhe sot, dënimi i dytë për fyerjet e ekipit dhe tifozëve ndaj shqiptarëve”.

“Të dy rastet zyrtarisht të nisura nga Federata e Futbollit e Kosovës, me mbështetje të gjerë publike e institucionale”, ka shkruar Çeku.

Kujtojmë se Serbia u dënua për herë të dytë nga FIFA dhe që të dyja dënimit shtetit serb i kanë shkuar pas ankesës së Federatës së Futbollit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka njoftuar…