
Çeku: Rezultat shumë i mirë për ne, jemi gati për hapin tonë tjetër drejt fitores
Kandidati i LVV-së për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku ka dal sonte në një konferencë për media, pasi do të jetë në balotazh me kandidatin e LDK-së për kryetar të Prishtinës.
Ai është shprehur i lumtur për përmbylljen e një procesi zgjedhor me qetësi, maturi për çka ka thënë se i takon si meritë qytetarëve të Kosovës.
“Unë dua t’i falënderoj qytetarët e Prishtinës për durimin dhe maturinë e treguar. Falënderimi im i veçantë për të gjithë votuesit, mbështetësit e VV-së në kryeqytetin tonë për këtë angazhim të jashtëzakonshëm për këtë rezultat shumë të mirë që e kemi arritur sot në angazhimin dhe garën tonë në Prishtinë. Falënderimi im gjithashtu për të gjithë aktivistët e VV-së që kanë punuar për një kohë shumë të gjatë që ta kemi këtë rezultat, ta përfundojmë këtë hap të parë dhe të vazhdojmë me balotazh”, ka thënë Çeku.
Ai rezultatin e arritur e ka parë si shumë të mirë.
“Ky është rezultat shumë i mirë për ne në Prishtinë, është hapi jonë i parë drejt fitorës tonë të madhe në Prishtinë. Të gjitha strukturat, aktivistët tanë janë të gatshëm. Nga nesër fillon puna deri në ditën kur vazhdon balotazhi, do t’i takojmë qytetarët përsëri për diskutime të tjera”, ka thënë Çeku.