
Celina kalon te Stoke City
25 janar 2023
| 12:21
Reprezentuesi i Kosovës, Bersant Celina, i është bashkuar Stoke Cityt në formë huazimi. Celina i cili sezonin e kaluar ishte lojtar i Ipswichit, tash është lojtar i Kasimpasas në huazim nga Dijon, do t’i bashkohet Stoke City, pasi klubi ishte i gatshëm për të nënshkruar me të edhe në verë.
Por, nënshkrimi i Celinës nuk u arrit për shkak të kontratës, që nënkuptonte se Ipswich ishte i vetmi klub anglez që ai mund t’i bashkohej. Sezonin e kaluar, Celina shënoi gjashtë gola në 35 paraqitje për Ipswich, duke përfshirë golin e sezonit të klubit, që ia shënoi Crewes në tetor të vitit 2021.