Celina pritet të ftohet nga Foda

01 tetor 2025 | 14:28

Mesfushori Bersant Celina pritet të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për ndeshjet e këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2026.

Selektori i Kosovës, Franco Foda këtë javë pritet ta publikojë listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet me Slloveninë në shtëpi dhe Suedinë në udhëtim.

“Dardanët” javën tjetër do ta fillojnë grumbullimin për këto dy përballje që do t’i luajnë më 10 dhe 13 tetor.

Celina herën e fundit ka luajtur për Kosovën në mars të vitit të shkuar, ndërsa në një intervistë për mediumet suedeze ka thënë se ka biseduar në telefon me selektorin Foda.

Po ashtu, Celina javë më parë është takuar edhe me presidentin e FFK-së, Agim Ademi që ishte në vizitë në Suedi, dhe gjithashtu takoi edhe Arbër Zenelin.

Celina ka 36 paraqitje me Kosovën dhe 1 gol të shënuar, ndërsa këtë sezon ka treguar paraqitje të mira te skuadra e AIK-ut, ku në 30 paraqitje ka realizuar 8 gola dhe ka asistuar 5 herë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, së bashku me kryetarin Shaqir…