Cenimi i vlerës së UÇK-së nga Basha, Krasniqi: Duhet të merren organet e drejtësisë dhe duhet të protestohet

02 shtator 2025 | 17:35

Analisti Milazim Krasniqi e ka përkrahur propozimin e ish-deputetit Zafir Berisha, i cili e ka ftuar OVL-UÇK-në ta padisë kryeparlamentarin Dimal Basha për fyerjet që ia ka bërë UÇK-së në një “punim” ku figuron edhe emri i tij.

Ai ka bërë me dije se për çdo cenim të vlerave duhet të bëhen veprime konkrete për t`i mbrojtur ato.

Në profilin e tij në “Facebook”, Krasniqi ka shkruar se ndaj cenimit të vlerave duhet reaguar me padi dhe protesta.

“Koment: një propozim shumë i mirë. Në çdo cënim të vlerave, duhet të bëhen veprime konkrete: në njërën anë në organet e drejtësisë e me protesta të fuqishme në anën tjetër”, ka shkruar Krasniqi, derisa e ka shpërndarë propozimin e Berishës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ngushëllon familjen e tre të…