Çerekfinalja e Kupës së Italisë: Gjimshiti përballë Zhegrovës
04 dhjetor 2025
| 11:38
Atalanta ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë.
Ekipi i udhëhequr nga Raffaele Palladino, ka fituar bindshëm ndaj Genoas me rezultat 4:0, ku njërin prej golave e realizoi edhe kapiteni i Shqipërisë, Berat Gjimshiti, në minutin e 19-të.
Në çerekfinale, Atalanta e Gjimshitit për kundërshtar do ta ketë Juventusin e Edon Zhegrovës.
“Zonja e vjetër” mbrëmë mposhti Udinesen me rezultat 2:0.



