Ceremonia e ‘Laureatëve 2020’ mbahet më 22 shkurt

10 shkurt 2021 | 17:37

Komiteti Olimpik i Kosovës do ta organizojë edicionin e pestë të zgjedhjes së “Laureatëve” për vitin paraprak.

Për shkak të masave të marra nga Qeveria e Republikës së Kosovës për mbrojtje nga pandemia Covid-19, ceremonia do të mbahet pa praninë e mysafirëve dhe vetëm me praninë e laureatëve. Ceremonia organizohet më 22 shkurt në “Hotel Swiss Diamond” në Prishtinë dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.

Juria në përbërje anëtarë të Bordit Ekzekutiv të KOK-ut, ish-sportistë dhe gazetarë sportivë, do t’i zgjedhin çmimet për laureatët e vitit 2020, sipas kategorive: Sportistja dhe Sportisti i Vitit, Trajneri i Vitit, Kombëtarja e Vitit (meshkujt dhe femrat), Çmimi Special dhe Shpresa e Vitit (meshkuj dhe femrat).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati për deputet në radhët e PDK-së, Bajrush Xhemajli, i…