Ceremonia kryesore e faljes së Fitër Bajramit nëpërmjet fotografive 10 prill 2024 | 08:25 Pas përfundimit të muajit të shenjtë të Ramazanit, miliona myslimanë në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. 1 Në Kosovë, ceremonia kryesore e faljes së Bajramit u mbajt në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. 2 Në mesazhin e urimit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, tha se “të gjithë besimtarët i gëzohen kësaj feste, ngase vjen pas një sakrifice të madhe”. “Është një manifestim falënderimi për Zotin, pas agjërimit të muajit të bekuar të Ramazanit”, tha Tërnava. 3 Gjatë 30 ditëve të Ramazanit, myslimanëve u kërkohet të agjërojnë, të tregojnë mirësi dhe durim, si dhe t’i forcojnë marrëdhëniet e tyre me Zotin. 4 Fitër Bajrami që pason, zgjat tri ditë. Lajme të sponsorizuara