Certifikohen 10 subjekte politike dhe 64 kandidatë për zgjedhjet lokale

12 gusht 2025 | 12:07

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ)  ka filluar procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve, që do të marrin pjesë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Periudha e aplikimit të subjekteve politike për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje dhe për dorëzimin e listës me emrat e kandidatëve, ka filluar më 26 qershor dhe do të përfundojë më 13 gusht 2025, në orën 23:59, raporton “EO”.

Në grupin e parë, KQZ-ja ka marrë vendime të veçanta për certifikimin e 10 subjekteve politike, prej të cilave 2 iniciativa qytetare dhe 8 kandidatë të pavarur për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i përgjithshëm i kandidatëve, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 64, prej të cilëve 5 kandidatë për kryetarë të komunave dhe 59 për anëtarë të kuvendeve komunale.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (12 gusht 2025):

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin…