 
                    Certifikohen 21 trajnerë të taekwondos
                22 janar 2018
                |  18:11
            
        21 trajnerë të taekwondosë janë certifikuar të hënën, pas vijimit me sukses të nivelit të parë të kursit për trajnimin e trajnerëve.
Atyre për katër ditë, u ligjëroi eksperti ndërkombëtar i dërguar nga Federata Botërore te Taekwondosë, Sunjang Lee. Ky ishte kursi i nëntë për trajnimin e trajnerëve, i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës.
Eksperti ndërkombëtar i taekwondos, Sunjang Lee ka thënë së është i lumtur që ishte këtyre ditëve në Kosovë. Sipas tij, Taekwondo është duke u zhvilluar mirë në Kosovë, edhe pse është sport i ri i pranuar në Federatën Ndërkombëtare. Lee është i bindur se nga Kosova do të dalin kampion bote.
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        