Certifikohen ushtarët e FSK-së për mbështetje me zjarr indirekt

31 mars 2023 | 16:44

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) bashkë me ekipet e ushtrisë turke ka realizuar trajnimin për operim dhe mbështetje me zjarr indirekt.

Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të pranishëm ishin edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi dhe komandanti i Forcave Tokësore, gjeneralbrigade Hysen Dreshaj, me ç’rast gjeneral Cikaqi ka falënderuar kursantët për përkushtimin e treguar në përfitimin e njohurive të reja në fushën e këmbësorisë.

Po ashtu, ai ka falënderuar edhe ekipet turke për kontributin që janë duke dhënë në ngritjen profesionale të FSK-së.

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është duke realizuar trajnime dhe specializime me partnerët, në fusha të ndryshme të përgatitjes profesionale.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje (LV), partia më e madhe në Kosovë dhe…