Çështja e buxhetit të Prishtinës, Rama e çon Ministrinë e Financave në Kushtetuese

18 nëntor 2025 | 16:11

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese bllokimin arbitrar të buxhetit të Kryeqytetit nga Ministria e Financave.

Ai ka bërë me dije se veprimi i kësaj ministri është i paprecedentë.

Në profilin e tij në “Facebook”, Rama ka shkruar se ky veprim ka vë në rrezik funksionimin e shërbimeve bazë për qytetarët e Prishtinës

“Sot kemi dorëzuam kërkesë urgjente në Gjykatën Kushtetuese pas bllokimit arbitrar të buxhetit të Kryeqytetit nga Ministria e Financave. Ky veprim i paprecedentë ka vënë në rrezik funksionimin e shërbimeve bazë për qytetarët e Prishtinës nga pastërtia, siguria sociale, mirëmbajtja e infrastrukturës, e deri te pagesat për punëtorët dhe kontraktuesit”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se pret përgjigje të shpejt nga Kushtetuesja.

“Kjo është goditje politike ndaj Kryeqytetit dhe ndaj vetë qytetarëve, të cilën nuk mund ta tolerojmë. Prandaj jemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të mbrojtur, ligjin, pavarësinë institucionale të komunave, të drejtat e qytetarëve tanë dhe vetë funksionimin e Kryeqytetit. Në një kohë kur Prishtinës i duhen zgjidhje, jo pengesa, presim vendimmarrje të shpejtë e të drejtë që t’i hapë rrugë zbatimit të ligjit dhe rikthimit të stabilitetit financiar”, ka shkruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, ka komentuar dëshminë e gjeneralit…