
Çështja e dinarit, Kurti: Qeveria s’do ta zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit
Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Qeveria e Kosovës s’do të zbatojë masa ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit në heqjen nga përdorimi të dinarit serb.
Kurti ka bërë thirrje që edhe “shtyllat tjera” ta mbajnë këtë qëndrim.
“Qeveria e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj, nuk do të zbatojë asnjë masë ndëshkuese gjatë periudhës së tranzicionit dhe u bën thirrje shtyllave të tjera që të mbajnë të njëjtin qëndrim me përkushtim”.
“Jemi duke punuar për informacione më të plota, të cilat do t’i zbulojmë në ditët në vijim”, ka shkruar Kurti në platformën sociale “X”.
Mënyrën e zbatimit të rregullores së re të Bankës Qendrore të Kosovës e kanë kundërshtuar ndërkombëtarët, që kanë kërkuar shtyrjen e zbatimit të saj, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që kjo mund të ketë në jetën e serbëve.
The government of Kosova, within its competences, will not enforce any punitive measures during the transition period and is calling on other pillars to maintain the same stance dutifully. We are working on more comprehensive information, which we will unveil in the coming days.
— Albin Kurti (@albinkurti) February 12, 2024